Fitore e zorshme e Arsenalit  - Bota Sot
Fitore e zorshme e Arsenalit 

Futboll

Fitore e zorshme e Arsenalit 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 gusht 2019 Në ora: 15:24
Fitore e zorshme e Arsenalit 

Arsenali shënon edhe një fitore minimale pas asaj si mysafirë me 1:0 ndaj Newcastle-s. ‘Topçinjtë’ si vendas triumfuan me rezultat 2:1 kundër Burnley-t, në ndeshjen e javës së dytë të Premier League në futboll. Fitore e zorshme e Arsenalit.

Në minutën e 13-të, Alexandre Lacazette, me një vetëmohim të pashoq, pas një tollovie në 16-sh,  nga afërsia me një goditje të fortë shënon për 1:0. Në minutën e 43-të, mysafirët barazojnë shifrat 1:1. Mbrojtja e Arsenalit në gjumë dhe Ashley Barnes i vetmuar nga afërsia e plason topin përtokë e në këndin e djathtë.

Futbollisti Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 64-të, nga rreth 17 metra me një gjuajtje të fortë e përtokë e mposhti portierin rival, 2:1.

Arsenali u paraqit pa dy lojtarë shqiptarë, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, ky i fundit paksa i lënduar. Arsenali është në krye të tabelës me 6 pikë dhe ka tri më shumë se Burnley.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...