Mane dhe Firmino i sjellin fitore Liverpoolit

Futboll

Mane dhe Firmino i sjellin fitore Liverpoolit

Nga: Kemajl Goca Më: 17 gusht 2019 Në ora: 17:53
Mane dhe Firmino i sjellin fitore Liverpoolit

Futbollistët Sadio Mane dhe Roberto Firmino janë protagonistët e fitores së Liverpoolit si mysafirë me rezultat 2:1 kundër Southamptonit, në ndeshjen e javës së dytë të Premier League.

Në minutën e 45+1 Mane nga rreth 16 metra me goditje të fortë e plasoi topin në këndin e djathtë dhe 0:1.  
Në minutën e 71-të, Roberto Firmino me mjeshtri godet nga 16 metra dhe topin e fërfëllon mu në këndin e djathtë të poshtëm, 0:2. 

Në minutën e 83-të, Danny Ings ngushton humbjen e Southamptonit.

Xherdan Shaqiri qëndrojë në bankë, nuk iu dha asnjë minutë lojë.
Kjo është fitorja e dytë e Liverpoolit e cila prinë me 6 pikë të tubuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat