Dalbert te Nice, pothuajse e kryer

Futboll

Dalbert te Nice, pothuajse e kryer

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 22:46
Henrique Dalbert

Mbrojtësi i majtë, Henrique Dalbert është i gatshëm për transferimin e tij në Nice, me huazim me mundësi të blejë për 12 deri në 13 milionë euro.

Sipas Sky Sport Italia, Sportitalia, FCInterNews dhe shumë medieve tjera, marrëveshja është afër.

Edhe drejtori i Fiorentinas, Daniele Prade e konfirmoi në fundjavë se Dalbert ishte menduar të vijë si pjesë e këmbimit për Cristiano Biraghin, por lojtari preferoi një rikthim në Nice.

Braziliani, i cili mbush 26 vjeç muajin tjetër, u bashkua me Interin nga Nice për 21 milionë euro në verën e vitit 2017.

Tani ai mund të kthehet për 12-13 milionë euro, por fillimisht si huazim.

Më e rëndësishmja, Nice do të mbulojë të gjithë pagën e tij gjatë periudhës së huazimit, kështu që në përgjithësi Interi kursen afërsisht 5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat