Shorti i Champions po afron, këto mund të jenë grupet e vdekjes - Bota Sot
Shorti i Champions po afron, këto mund të jenë grupet e vdekjes

Futboll

Shorti i Champions po afron, këto mund të jenë grupet e vdekjes

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 22:07
Champions

Shorti për fazën grupore të edicionit të ri 2019/20 të Ligës së Kampionëve do të hidhet më 29 gusht në Monaco, dhe aty mund të përcaktohen dy grupe shumë të forta, apo siç njihen “grupe të vdekjes”.

Në përgjithësi 32 ekipe do të vendosen në katër vazo para se të hidhet shorti, 26 prej të cilave janë kualifikuar tashmë, ndërsa tetë të tjera do të kualifikohen përmes fazës play-off.

Në vazon e parë ndodhet kampioni në fuqi Liverpool, fituesi i Evropa Ligës Chelsea dhe fituesit e pesë ligave kryesore evropiane.

Vazoja e dytë përbëhet nga tetë ekipe me koeficientin më të lartë të UEFA-s, siç janë Real Madrid, Atletico Madrid dhe Tottenham.

Vazot tre dhe katër do të vendosen në bazë të kofficientit të UEFA-s, me klubet me koeficientin më të ulët që do t’i përbëjnë ato. Ndër to Inter dhe Valencia.

Grupet e mundshme të vdekjes:

Barcelona mund të formojë një grup të fortë me Tottenham, Inter dhe Leipzig.

Real Madridi mund të jetë në një grup me Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta.

Edhe Atletico Madridi mund të jetë në një grup me Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta. 

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...