Mediet serbe: Yong Boys kundër Zvezdës mbron nderin e Shaqirit

Futboll

Mediet serbe: Yong Boys kundër Zvezdës mbron nderin e Shaqirit

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 17:26
Mediet serbe: Yong Boys kundër Zvezdës mbron nderin e Shaqirit

Mediet serbe edhe njëherë i janë kthyer Xherdan Shaqirit, këtë herë në prag të ndeshjes Young Boys - C. Zvezda, e vlefshme për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Sipas tyre, skuadra zvicerane do të luajë edhe për Xherdan Shaqirin, i cili me festimin e tij në ndeshjen Zvicra – Serbia, në Kupën e Botës, bëri bujë të madhe.

Sipas medieve serbe, gazeta zvicerane “Blick” i ka dhënë hapësirë të madhe ndeshjes së sotme, por edhe futbollistit nga Gjilani.

“Young Boys mbron nderin e futbollit zviceran. Për këtë arsye, kundër C. Zvezdas duhet të hapen dyert e Ligës së Kampionëve. Duhet bërë edhe për Xherdan Shaqirin dhe gjithë atë që ndodhi në Botëror, në të cilin serbët u treguan humbës të këqij”, shkruan Blick, transmeton Kurir.rs.

Më tej shkruhet edhe për presionin nga skuadra serbe që u bë me qëllim që Shaqiri të mos udhëtonte në Beograd me Liverpoolin.

“Triumfi i Zvicrës ndaj Serbisë rezultoi me presionin politik të trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili nuk e mori në Beograd. C. Zvezda shënoi fitore bindëse dhe tani Young Boys e ka rastin të luajë edhe për Shaqirin”, shkruan Blick, që nuk u ka pëlqyer aspak medieve serbe.

Ato janë marrë edhe më gjatë me ballinat e gazetave zvicerane, në të cilat hapësira më e madhe i është kushtuar Xherdan Shaqirit.

Ndeshja e parë Young Boys – Crvena Zvezda zhvillohet sonte në Bernë dhe fillon në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat