Leo Messi është i gatshëm të rikthehet në ekipin e Barcelonës.
Leo Messi ka sjellë lajmin e madh nga stërvitja e fundit e sotme e Barcelonës.
Në prag të ballafaqimit të xhiros së dytë në La Ligë ndaj Real Betis, ylli argjentinas ka stërvitur me ekipin.
16 ditë pas lëndimit që e la jashtë fillimit të sezonit të ri në elitën e futbollit spanjoll, Messi është i gatshëm t’i ndihmojë Barcelonës, shkruan “Mundo Deportivo”.
Messi ka stërvitur sot me skuadrën dhe synon të jetë i përfshirë në ballafaqimin ndaj Real Betisit ku Barcelona kërkon fitoren pas humbjes në xhiron e parë në udhëtim tek Athletic Bilbao.