Rexha: Shpresojmë me Feronikelin që të vazhdojmë kështu  - Bota Sot
Rexha: Shpresojmë me Feronikelin që të vazhdojmë kështu 

Futboll

Rexha: Shpresojmë me Feronikelin që të vazhdojmë kështu 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 gusht 2019 Në ora: 10:42
Rexha: Shpresojmë me Feronikelin që të vazhdojmë kështu 

Javën që e lamë pas filloi edicioni i ri në elitën e futbollit të Kosovës, veçori ka qenë se tri skuadra shënuan fitore me rezultat bindës e identik 4:1, Feronikeli kundër Drenicës, Trepça ’89 ndaj Gjilanit dhe Llapi në përballje me Vushtrrinë.  

Kampioni Feronikeli nga Drenasi e nisi furishëm dhe dëshmoi se është në formë të mirë, kandidat kryesor në luftë për kreun e tabelës me Prishtinën, Llapin, Dritën etj. Sulmuesi i “Niklit”, Kastriot Rexha, është në formë të shkëlqyeshme, treguesi më i mirë janë edhe dy gola që realizoi në hapje të edicionit të ri.  

Feronikeli ka pasur një verë shumë të ngjeshur, për faktin se garuan në garat evropiane, fillimisht në kualifikueset e Champions League, ku ishin eliminuar nga skuadra e Uellsit, TNS, ndërsa në Europa League nuk e kaluan rrethin e dytë, pasi që u mënjanuan nga Slovan Bratisllava e Sllovakisë.  Pastaj me 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvilluan ndeshjen miqësore historike kundër shtatë herë kampionit të Evropës, Milanit, ku pësuan humbje me 0:2.

Një verë e mundimshme për Feronikelin por që i bëri krenarë me paraqitjet e tyre në rrafshin ndërkombëtar, sidomos sfida me skuadrën italiane Milani.  ‘Nikli’ përgatitet për sfidën e radhës në kampionat, ku do të ndeshet me Ballkanin në Therandë përkatësisht të shtunën në orën 17.00. 

“Bota sot”: Jemi në formë të mirë, u pa edhe në hapje të kampionatit, synoni sërish epitetin e shënuesit më të mirë?
Kastriot Rexha
: Kemi fituar ndeshjen e parë, jam i kënaqur që kam arrit të shënoj dhe shpresoj që të vazhdoj me këtë formë të mirë.

“Bota sot”: Shihet se Feronikeli është një klas më i mirë se disa skuadra, cilat skuadra i sheh konkurrent i denjë i skuadrës tuaj?
Kastriot Rexha:
Skuadra është në gjendje të mirë dhe jemi të përgatitur, shpresojmë të vazhdojmë kështu. Skuadrat si Drita, Prishtina, Llapi, Gjilani janë skuadra serioze në këtë vit.

“Bota sot”: A ka ndikuar në formën e mirë te Feronikelit edhe vazhdimësia në garat ndërkombëtare apo duket ekipi paksa i lodhur?
Kastriot Rexha
: Thënë të drejtën, pak jemi të lodhur, pasi nuk është se kemi pas pushim. Mirëpo dalëngadalë jemi duke marr veten dhe duke punuar në këtë drejtim.

“Bota sot”: Është luajtur java e parë, a mendoni se ka ngritje në përgjithësi të ligës apo çfarë duhet bërë më shumë?
Kastriot Rexha:
Është e vështirë me thënë këtë pasi është vetëm fillimi, por po shihet se skuadrat janë forcuar dhe janë shume serioze duke marr parasysh që këtë vit do të jetë edhe më vështirë.

“Bota sot”:  Ku i sheh përparësitë e Feronikelit?
Kastriot Rexha:
Kemi ruajtur grupin e vitit të kaluar dhe mendoj se jemi të komponuar shumë mirë.

“Bota sot”: Cila është atmosfera apo sa jeni të kënaqur me trajnerin e ri, malazezin Dejan Vukçeviqin?
Kastriot Rexha:
Ne mundohemi të jemi profesionist dhe respektojmë punën e çdo trajnerit, mendoj se është një trajner që krijon atmosferë të mirë pune dhe është profesionist siç ka pas edhe karrierën futbollistike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...