Dresheviq i gatshëm për Kosovën

Futboll

Dresheviq i gatshëm për Kosovën

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 17:07
Dresheviq i gatshëm për Kosovën

Futbollisti shqiptar i lindur në Suedi që është përcaktuar të luajë për Kosovën, Ibrahim Dresheviq ka marrë edhe zyrtarisht lejen e FIFA-s për ta përfaqësuar Kosovën në nivel ndërkombëtarë, konfirmon Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ademi falënderon edhe institucionet shtetërore që përshpejtuan dukshëm procedurat për pajisjen e Ibrahimit me shtetësinë dhe pasaportën e Kosovës dhe në këtë formë mundësuan që lënda e kompletuar e futbollistit të shqyrtohej me shpejtësi nga FIFA që mori vendimin e pritur.

Në këtë formë Dresheviq do të jetë në dispozicion të selektorit Bernard Challandes që nga ndeshjet e shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat