Florian Loshaj vazhdon të shkëlqejë, shënon gol dhe asiston

Futboll

Florian Loshaj vazhdon të shkëlqejë, shënon gol dhe asiston

Nga: F. B. Më: 23 gusht 2019 Në ora: 18:17
Florian Loshaj

Në përballjen e skuadrave rumune Politehnica Iasi dhe Chindia Targoviste është futbollisti nga Skenderaj Florian Loshaj që po i jep “ngjyrë” me lojën, organizimin, asistimet por edhe shënimin e tij.

Në të vërtetë ishte pikërisht depërtimi i futbollistit nga Kosova Florian Loshaj në minutën 15 dhe goditja e papritur dhe precize me të majtën që tundi rrjetën e skuadrës mysafire për 1:0.

Përveç golit, Loshaj është shquar në këtë pjesë të parë të lojës edhe me pasime të sakta milimetrike për bashkë-lojtarët e tij, sikurse edhe për një siguri që po ngjallë në mesfushën e Politehnica Iasi.

Në minutën 23, ishte një pasim i gjatë dhe i sakët i Florianit për bashkë-lojtarin e tij i cili nga krahu i majtë ka qëlluar këndin e majtë të portës mysafire për 2:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat