Celina sërish shënon në Angli

Futboll

Celina sërish shënon në Angli

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 16:00
Celina sërish shënon në Angli

Futbollisti Bersant Celina është duke kaluar një formë të shkëlqyer në Championshipin anglez me fanellën e  Swansea-s.

22-vjeçari, i cili është pjesë e kombëtares së Kosovës, ka realizuar sërish. Mesfushori gjeti rrugën e rrjetës në përballjen e sotme ndaj Birminghamit, teksa skuadra e tij triumfoi me rezultatin e pastër 3:0. Golat i realizuan: Naughton (63'), Celina (68') e Baston (75'-nga penalltia).

Goli i dytë radhazi në kampionat për Celinën, i cili është shndërruar në një lider te skuadra te Swansea që kryeson kampionatin së bashku me Leeds-n, pas përfundimit të javës së 5-të, me nga 13 pikë secila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat