Toma i shkëlqyeshëm, Ademi vazhdon me gola

Futboll

Toma i shkëlqyeshëm, Ademi vazhdon me gola

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 18:13
Toma i shkëlqyeshëm, Ademi vazhdon me gola

Shqiptari Bastien Toma me një veprim të shkëlqyeshëm la pa fjalë të gjithë në stadium. Ai mori një top, i ik një futbollistit, futet në 16-sh, mashtroi edhe një lojtar tjetër dhe me goditje të fortë thelloi epërsinë në 2:0 te Sionit pikërisht në minutën e 82-të. Sioni si vendas e mposhti me rezultat 2:1 Luzernin, në ndeshjen e javës së pestë të elitës së futbollit zviceran.

Bastien Toma, Pajtim Kasami, Ermir Lanjani luajtën standardë për Sionin dhe Idriz Voca për Luzernin. Golat për Sionin i realizuan: Grgiç (39'-nga penalltia) e Toma (82') dhe për Luzernin Ndiaye (90+1').

Demhasaj u paraqit nga minuta e 83-të për Luzernin dhe Lenjani u largua në atë të 88-tën. Voca u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 37-të dhe Toma në atë të 69-tëb. Futbollisti Kastriot Imeri u fut në lojë nga minuta e 61-t për Servetten e cila si mysafire ngadhënjeu me 4:0 kundër Thunit. Golat i shënuan Stevanoviq (14'), Rouiller (18'), Wuthrich S. (88’) e Schalk (90+5’).

Betim Fazliji luajti standard për St. Gallenin, e cila fitoi me rezultat 3:2 ndaj Luganos.  Fazlij u zëvendësua në minutën e 32-të. Për St. Gallenin shënuan: Hefti (54'), Babiç (64') e Itten (73') dhe për mysafirët Holender (10' e 90+4’). Frei (55'), Ademi (70') e Stocker (87') shënuan për fitoren e Baselit me rezultat 3:0 në fushë të Xamaxit.  

Kemal Ademi  u paraqit standard, duke shënuar në minutën e 70-të. Ademi vazhdon me gola, ky ishte i treti gjatë këtij edicionit. Ademi u zëvendësua në minutën e 80-të, Taulant Xhaka futet në lojë nga minuta e 69-të e Edon Zhegrova nga ajo e 76-ta për Baselin dhe Samir Ramizi luajti i plotë, Taulant Seferi u zëvendësua nga minuta e 68-të e Liridon Mulaj nga ajo e 80-ta. Tre shqiptarë titullarë për Xamaxin por zhgënjyen me rezultat.

Liga e Zvicrës 
Sion-Luzern    2:1
St. Gallen-Lugano    3:2
Thun-Servette    0:4
Xamax-Basel    0:3
Young Boys-Zurich    4:0

Tabela
1.  Young Boys    5    4    1    0    13
2. Basel    5    4    0    1    12
3.  Sion    5    3    1    1    10
4. Servette    5    2    2    1    8
5. St. Gallen    6    2    1    3    7
6. Thun    5    1    2    2    5
7. Zurich    6    1    2    3    5
8. Lugano    5    1    1    3    4
9. Luzern    5    1    1    3    4
10. Xamax    5    0    3    2    3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat