“Askush nuk i blinte këpucë të reja, kështu që e bëra unë”

Futboll

“Askush nuk i blinte këpucë të reja, kështu që e bëra unë”

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 22:33
Griezmann dhe Fati

Victor Valdes thekson se nuk është i befasuar nga paraqitja e Ansu Fati gjatë debutimit të tij me ekipin e parë të Barcelonës.

Valdes, i cili ka trajnuar Fatin në ekipin e të rinjve, ka treguar një anekdotë interesante për të.

“I thash të më sillte këpucët sepse ishin një makth i vërtetë, ato po i vrisnin këmbët,” shprehet Valdes.

“Askush nuk i bleu këpucë të reja, kështu që e bëra unë. Ne shkuam bashkë dhe i blemë. Ai është një lojtar i fortë, i shpejtë dhe me besim në vete.

Jam shumë i lumtur për të, ai më mori në telefon sot në mëngjes, diçka që më kënaqi jashtë mase.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat