Provokimi i tifozëve famëkeq të C. Zvezdës, me tank para stadiumit! 

Futboll

Provokimi i tifozëve famëkeq të C. Zvezdës, me tank para stadiumit! 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 gusht 2019 Në ora: 11:03
Provokimi i tifozëve famëkeq të C. Zvezdës, me tank para stadiumit! 

Botërisht dihet se kush janë tifozët “Delija” dhe klubi i futbollit Cërvena Zvezda e Beogradit! Politika e tyre dihet botërisht dhe urrejtja që kanë ndaj kombeve tjera, sidomos kundër shqiptarëve.

Asgjë nuk është e çuditshme çfarë reklamojnë ata, kur dihet se shumë tifozë të “Delija” ishin në uniformë paramilitare dhe morën pjesë në luftërat në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

Ata janë të njohur për krime lufte, por ajo që trondit edhe më shumë që “Delija” kanë vënë tank para stadiumit “Rajko Mitiç” (Marakana”) në Beograd dhe para ndeshjes së kthimit të play-off-it në Champions League, kundër Young Boys.

“Kurir”, një medium serb, raporton me krenari për tank të turpshëm para stadiumit, ndërsa “24 sata” kroate kritikon ashpër për këtë idiotizëm serb.

“Provokim i turpshëm. Tanki do të vendoset para muraleve të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, duke lejuar tifozët serbë të festojnë me simbolet e agresionit“, shkruan mediumi serb.  UEFA duhet të sanksionojë klubin beogradas për këtë gjest të turpshëm që e ka lejuar para stadiumit, sepse është stadiumi sportiv dhe jo poligon që të stërvitet për luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat