Gremio është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Copa Libertadores

Futboll

Gremio është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Copa Libertadores

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 11:31
Gremio është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Copa Libertadores

Gremio është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Copa Libertadores 2019. Skuadra nga Porto Alegre e cila e ka fituar këtë kompeticion 2 vite më parë, bëri përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit ndaj Palmeiras.

Edhe pse kishte humbur ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 0-1 dhe e pa veten shumë shpejtë në disavantazh pas golit të ish-sulmuesit të Milanit, Luiz Adriano, Gremio nuk u dorëzua dhe në minutat 18 dhe 22 realizoi dy gola të shpejtë fillimisht me yllin e ekipit Everton dhe më pas me Allison.

Ky rezultat pavarsisht përpjekjeve të Palmeiras mbeti i pandryshuar deri në fund me Gremion që falë një goli më shumë të realizuar në fushë kundërshtare bëri të vetin derbin brazilian dhe u bë skuadra e parë gjysmëfinaliste e Copa Libertadores, duke mbrritur në këtë fazë të kompeticionit për të tretin vit radhazi.

Në gjysmëfinale Gremio do të ketë përballë fituesen e çiftit, Flamengo-Internacional me ndeshjen e parë që ka përfunduar me shifrat 2-0 në favor të skuadrës nga Rio De Janeiro. Nëse Internacional do të përmbysë shifrat atëherë në gjysmëfinale do të vihej në skenë derbi i Porto Alegres një nga më të egërit dhe të rivalizuarit në futbollin botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat