Liverpooli ia shkatërroi jetën kushëririt të Gerrard, reagon klubi anglez

Futboll

Liverpooli ia shkatërroi jetën kushëririt të Gerrard, reagon klubi anglez

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 19:33
Bobby Duncan

Liverpooli thotë se ata janë “zhgënjyer” nga “komentet pa kriter” dhe “pretendimet e pabazuara” të bëra në lidhje me klubin nga agjenti i tinejxherit Bobby Duncan.

Në një deklaratë shpërthyese të postuar drejtpërdrejt në Twitter sot pasdite, përfaqësuesi i Duncan, Saif Rubie, akuzoi Reds për “ngacmim mendor” dhe “shkatërrim të jetës” së 18-vjeçarit.

Deklarata e Rubiesë, e cila veçonte drejtorin sportiv të Liverpoolit, Michael Edvard dhe bëri referenca të përsëritura për “pagën e vogël” që Duncan fiton në Anfield, kritikoi vendimin e klubit për të refuzuar ofertat e huazimit nga Fiorentina dhe FC Nordsjaelland javët e fundit, duke deklaruar se lojtari ishte, për një numër arsyesh, i pakënaqur në Liverpool dhe dëshironte të largohej për të mirën e karrierës së tij.

Duncan tha se nuk do të “kthehej kurrë” në klubin e tij të fëmijërisë.

Përgjigja e Liverpool erdhi përmes një deklarate të lëshuar më vonë të mërkurën.

Aty shkruhej: “Klubi i Futbollit Liverpool është i vetëdijshëm dhe i zhgënjyer nga komentet pa kriter dhe pretendimet e pabaza që janë bërë në media në lidhje me një nga lojtarët tanë”.

“Meqenëse interesat e lojtarit në fjalë nuk shërbehen më së miri nga spekulime të pasakta, deklarata inflamatore ose diskurs publik, ne nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm”.

“Megjithatë, ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të punuar privatisht me lojtarin për të gjetur zgjidhje në interesin më të mirë të të gjithë të përfshirëve”, lexohej në reagimin e klubit anglez.

Ndryshe, Bobby Duncan është kushëriri i legjendës së ‘Reds’, Steven Gerrard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat