Presidenti i Bayern, Hoeness, po tërhiqet nga klubi

Futboll

Presidenti i Bayern, Hoeness, po tërhiqet nga klubi

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 00:47
Uli Hoeness

Presidenti i skuadrës më të madhe në Gjermani, Bayern Munich, po planifikon të largohet nga klubi.

Uli Hoeness tash e sa javë po lidhet me spekulime për largimin e tij nga posti i presidentit të klubit, dhe këto zëra tashmë po konfirmohen.

Ish lojtari i Gjermanisë Perëndimore nuk do të kërkojë të rizgjidhet në postin e presidentit, ka konfirmuar bordi i Bayern.

Hoeness do të mbetet në këtë pozitë deri në takimin e ardhshëm të bordit drejtues, takim i cili është caktuar për datën 15 nëntor.

Bayern përndryshe ka konfirmuar përmes një deklarate se Hoeness do të vazhdojë të jetë anëtar i bordit drejtues deri në nëntorin e viti 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat