Leipzig ka triumfuar me rezultatin 3-1 në fushën e Monchegladbach, ku protagonist kryesor ka qenë sulmuesi Timo Werner, me tre golat e tij.
Sulmuesi gjerman shënoi në pjesën e parë, ndërsa me fillimin e 45 minutave të dyta dyfishoi shifrat. Në minutën e parë shtesë zvicerani Embolo shënoi për vendasit, por 23-vjeçari iu kundërpërgjigj me një tjetër gol.
Bayern Munich e kërkoi sulmuesin në merkaton e verës, por në fund nuk vendosën të investojnë tek ai dhe Leipzig i rinovoi kontratën një javë më parë. Werner ua shpërblen besimin me katër gola në dy ndeshje dhe me tripletën e tij të parë në karrierë.