Fjala e Agim Ademit

Futboll

Fjala e Agim Ademit

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 11:00
Fjala e Agim Ademit

Rruga e suksesit për futbollin e Kosovës tashmë ka vënë themele të forta. Fitorja e djeshme e Dardaneve konfirmon se tashmë krahas fitoreve të njëpasnjëshme të Kombëtares së meshkujve, edhe Kombëtarja e femrave e ka ngritur dukshëm nivelin e saj dhe është e gatshme për të befasuar edhe kombëtaret e mëdha në nivele të këtilla si kualifikimet për Euro 2021.

Fitorja por edhe loja e treguar sonte nga vashat tona e dëshmon punën dhe seriozitetin që po bëhet në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe njëherësh motivin dhe vullnetin e madh që ka secila futbolliste për të dhënë maksimumin për atdheun e tyre dhe për të arritur te suksesi.

Në këtë mbrëmje madhështore që na e dhuruan vashat tona shfrytëzoj rastin që në emrin tim dhe të KE të FFK-së të uroj futbollistet e Kombëtares, stafin e trajnerëve dhe stafin përcjellës për këtë fitore madhështore, me shpresë dhe besim të madh se suksese të tilla do të kemi edhe në të ardhmen.

Po ashtu, dua të uroj edhe futbollistët e Kombëtares U15-të dhe stafin e trajnerëve për paraqitjen e shkëlqyeshme në turneun zhvillimor të UEFA-s në Shkup, të cilët e mbyllën turneun në pozitën e parë.

Jam shumë i lumtur që tanimë e kemi krijuar rrugën e duhur dhe mentalitetin e fituesit.

Na priftë e mbara edhe në sfidat e tjera.

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi!, shkruan Agim Ademi, president i FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat