Gjasula titullar, Mehmedi zëvendësues, ndahen baras

Futboll

Gjasula titullar, Mehmedi zëvendësues, ndahen baras

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 17:25
Gjasula titullar, Mehmedi zëvendësues, ndahen baras

Sulmuesi shqiptar, reprezentues i Zvicrës, Admir Mehmedi, u aktivizua nga minuta e 55-të në fanellën e Wolfsburgut, e cila u nda baras 1:1 me Paderbornin.

Ndeshje mjaft e mirë dhe me dy gola të bukur.

Në minutën e 12-të, Oliveira-Souza nga rreth 17 metra shënon gol të bukur për Paderbonin.

Vendasit e barazuan në minutën e 56-të, kur Brekalo nga 17-18 metra godet fuqishëm dhe shënon gol të bukur, 1:1.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Klaus Gjasula, luajti i plotë për Paderbornin dhe tregoi lojë shumë të mirë. pas javës së tretë në Bundesliga I, Wolfsburgu është në vend të tretë me 7 pikë dhe Paderborni i 13-ti me 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat