Ky është sqarimi i Kloppit për Shaqirin

Futboll

Ky është sqarimi i Kloppit për Shaqirin

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 14:22
Shaqiri

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka konfirmuar se ylli shqiptar me pasaportë zvicerane Xherdan Shaqiri është pjesë e planeve të skuadrës së tij për Liverpoolin këtë edicion.

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës nuk është paraqitur në asnjë ndeshje këtë edicion në Premierligë.

Shaqiri është përfolur për një transferim larg “Anfield” këtë verë, por Klopp ka premtuar minuta për të.

“Shaqa po stërvit mirë, kjo është situata e tij”, tha Klopp për liverpoolfc.com.

“Janë katër javët e para të stinorit, kështu është situata. Kjo është ndoshta periudha më e vështirë për lojtarët që nuk luajnë”, përfundoi Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat