Trajneri i Çekisë: Kosova shumë e rrezikshme, por besoj se mund ta përballojmë - Bota Sot
Trajneri i Çekisë: Kosova shumë e rrezikshme, por besoj se mund ta përballojmë

Futboll

Trajneri i Çekisë: Kosova shumë e rrezikshme, por besoj se mund ta përballojmë

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 16:46
Republika e Çekisë

Edhe pse e vlerëson si kundërshtare shumë të rrezikshme, trajneri i Republikës së Çekisë, Jaroslav Silhavy, beson se skuadra e tij do t’ia dalë ta përballojë me sukses Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, të shtunën në Prishtinë.

Çekia e viziton Prishtinën të shtunën më 7 shtator, për t’u përballur me Kombëtaren verdhekaltër në stadiumin Fadil Vokrri, në një duel të drejtpërdrejt për vendin e dytë – të fundit që siguron biletën për EURO 2020 nga Grupi A.

Silhavy nuk e ka ftuar asnjë futbollist të ri në ekipin e tij kombëtar, përkundër se nuk do të mundë të llogarisë në mesfushorin David Pavelka. Megjithatë, atij i është rikthyer Vladimir Darida pas problemeve shëndetësore.


Jaroslav Silhavy , trajner i Republikës së Çekisë, gjatë konferencës të hënën

Duke folur në një konferencë për media të hënën, Silhavy i lartësoi cilësitë e Kosovës, edhe pse beson se do të arrijë rezultat pozitiv nga vizita në Prishtinë.

“Kemi rivalë sfidues. Në veçanti, Kosova – e cila është më së afërmi neve në renditjen tabelore – është shumë e rrezikshme. Por, unë besoj se ne do të mundë ta përballojmë këtë ndeshje”, tha Silhavy të hënën në një konferencë për media.

Silhavy nuk beson se ndeshjet e qershorit do të jenë vendimtare për përcaktimin e fatit të vendit të dytë në grup, me Çekinë e tij që në ndeshjen tjetër përballet me Malin e Zi dhe Kosovën me Anglinë.

Kosova – e cila përballet me pesë mungesa shumë të mëdha, si Arbër Zeneli, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli – qëndron vetëm një pikë mbrapa Çekisë, e cila mban pozitën e dytë më 6 pikë. Kjo e fundit, megjithatë, ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se gjiganti dardan.

“Këto do të jenë ndeshje të rëndësishme. Nuk mendoj se do të vendosin (fatin e grupit), megjithëse do të tregojnë shumë (për ecurinë në vazhdim), theksoi trajneri i cekeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...