Zhegrova zbulon këpucët e reja sportive para stërvitjeve me Kosovën

Futboll

Zhegrova zbulon këpucët e reja sportive para stërvitjeve me Kosovën

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 17:56
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale i ka zbuluar këpucët e reja sportive, të cilat do t’i veshë sot në grumbullimin e parë të Kosovës për ndeshjet me Republikën Çeke dhe Anglinë

Edon Zhegrova është gati për Përfaqësuesen e Kosovës.

Ylli i ri e ka postuar një video në rrjetin social, Instagram, respektivisht në Instastory, ku i ka zbuluar këpucët e reja sportive, të cilat do t’i veshë sot në grumbullimin me “Dardanët” para ndeshjeve me Republikën Çeke dhe Anglinë.

“Shkojmë. Ushtrime”, ka shkruar futbollisti i Baselit, teksa në këpucët sportive shihen edhe flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Republikës së Kosovës.

Zhegrova u paraqit në fund të ndeshjes së fundit të Baselit, ndërsa në xhirot e kaluara nuk kishte hapësira.

Sidoqoftë, ai është ftuar nga trajneri Bernard Challandes për ndeshjet e 7 dhe 10 shtatorit dhe do të mundohet ta japë maksimumin për ekipin Verdhekaltër nëse trajneri zviceran ia jep rastin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat