Shkodran Mustafi pranë transferimit te Juventusi

Futboll

Shkodran Mustafi pranë transferimit te Juventusi

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 18:48
Shkodran Mustafi

Juventus mund të realizojë një blerje surprizë në limitet e merkatos dhe emri i përfolur minutat e fundit është ai i Shkodran Mustafi. Pas dëmtimit të Giorgio Chiellini, skuadra bardhezi është duke kërkuar një zëvendësues me kosto të ulët dhe mbrojtësi gjerman është vënë në krye të listës nga drejtori sportiv Fabio Paratici.

Mustafi, që aktualisht luan në Premier League me Arsenal, është aktivizuar edhe më parë në Serinë A me Sampdoria, kampionat të cilin ai e njeh mirë. Një mbrojtës me përvojë edhe në arenën ndërkombëtare, kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, që mund ta luajë më së miri detyrën e zëvendësuesit.

Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike "Daily Mail". Mustafi, 27 vjeç, nuk bën më pjesë në planet e skuadrës së Arsenal dhe trajneri Unai Emery nuk e ka aktivizuar këtë sezon. Arsenal ka kohë që kërkon ta largojë dhe transferimi te Juventusi do të ishte një zgjidhje ideale për lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat