Ish-lojtari i Liverpool largohet nga Atalanta pas vetëm 24 ditëve - Bota Sot
Ish-lojtari i Liverpool largohet nga Atalanta pas vetëm 24 ditëve

Futboll

Ish-lojtari i Liverpool largohet nga Atalanta pas vetëm 24 ditëve

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 08:35
Martin Skrtel

Martin Skrtel e ka shkëputur kontratën e tij me Atalantan me pëlqim të ndërsjellë në më pak se një muaj pasi u bashkua nga Fenerbahce dhe është zëvendësuar nga Simon Kjaer në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Skrtel, 34 vjeç, raportohet se ka pasur debat me trajnerin Gian Piero Gasperini në lidhje me integrimin e ngadaltë në skuadrën e parë dhe të dy palët ranë dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit të tyre vetëm 24 ditë pasi u bashkua sllovaku.

Ish-mbrojtësi i Liverpool kishte kaluar tre sezonet e mëparshme te gjigandi turk Fenerbahce para se të largohej nga klubi si transferim i lirë këtë verë.

Më parë, Skrtel kaloi nëntë vjet në Anfield, duke e fituar Kupën e Ligës 2011/12.

Ai gjithashtu përfundoi si nënkampion për titullin e Premierligës në dy sezone 2008/09 dhe 2013/14, ndërsa humbi në finalen e Ligës së Evropë pasi Liverpool u mposht nga Sevilla në finalen e 2016.

Skrtel u paraqit në Ligën e Kampionëve në dy nga tre sezonet e tij te Fenerbahce, dhe u shfaq i vendosur të kthehej në kompeticion me Atalantan, që do luaj për herë të parë në historinë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...