Ylli i madh largohet nga kombëtarja

Futboll

Ylli i madh largohet nga kombëtarja

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 11:12
Ylli i madh largohet nga kombëtarja

Lorenzo Insigne është larguar nga grumbullimi me kombëtaren e Italisë, për shkak të një lëndimi, shkruan Insporti. Sulmuesi napolitan nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi që pësoi në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Juventusit.

Në ueb-sajtin e Federatës së Futbollit të Italisë konfirmohet se 28-vjeçari është larguar nga kampi i “Azzurrëve” dhe është rikthyer në shtëpi.

Tashmë, ai është zëvendësuar në skuadrën e Roberto Mancinit nga anësori i Freiburg Vincenzo Grifo.

Italia përballet me Armeninë dhe Finlandën në dy ndeshjet e radhës eliminatore të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat