Roshi: Do të tentojmë një rezultat pozitiv për të kënaqur

Futboll

Roshi: Do të tentojmë një rezultat pozitiv për të kënaqur

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 14:21
Roshi: Do të tentojmë një rezultat pozitiv për të kënaqur

Shqipëria do të përballet ditën e shtunë me Francën në përballjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit. I pranishëm në konferencën për shtyp, mesfushori i Kombëtares, Odise Roshi, u shpreh optimist për këtë përballje, teksa shpreson për një rezultat pozitiv.

“Ka kohë që ka kaluar dëmtimi. Kam filluar me grupin plotësisht, fazën përgatitore e kam mbaruar. Kemi filluar kampionatin në Rusi që korrik, kemi bërë 8 ndeshje. Jam në gjendje të mirë. Ekipi Kombëtar është shumë mirë.

Kemi bërë një fitore shumë të mirë ndaj Moldavisë. Kemi 2 ndeshje të rëndësishme kundër Francës dhe Islandës. Për Francën nuk është e nevojshme të flasësh, se dihet se çfarë kundërshtari është. Duhet të futemi në fushë dhe të japim maksimumin.

Unë gjithmonë e kam thënë që kur futem në fushë jap maksimumin tim me Kombëtaren. Është kënaqësi e madhe për mua, kur shënoj dhe asistoj. Jap maksimumin për shtetin tim.

Fryma është shumë mirë. Pothuajse, edhe kur kemi qene me De Biazin, me Panuçin, apo edhe me trajnerin e ri, e mirë ka qenë. Të rëndësishme janë rezultatet. Ne gjithmonë bëjmë maksimumin në stërvitje. Kanë ardhur edhe lojtarë të rinj, shpresojmë të bëjmë maksimumin në këto 2 ndeshje. Është gjë shumë e mirë për të ardhmen.

Trajneri luan me skemë nga krahët. Akoma nuk është vendosur kush do luajë. Ata që do luajnë shpresoj të japin maksimumin. Luajmë kundër kampionëve të botës. Do të jetë kënaqësi për të gjithë shqiptarët të marrim një rezultat pozitiv atje.

Edhe në Rusi luaj me skemën me 5. Në qoftë se do më jepet mundësi të luaj do të jap maksimun. Edhe stoli i Francës është i frikshëm. Ata luajnë në ekipe të mëdha dhe se kanë problem. Franca ka një ekip shumë i mirë. Nuk është mirë të flasësh do fitojmë apo do humbim. Kemi fituar me Francën në shtëpi, kemi marrë dhe një barazim atje. Kemi bërë dhe humbje. T’ia lëmë ndeshjes”, u shpreh Roshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat