Trajneri i Realit, Zinedine Zidane nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.
Pavarësisht që afati kalimtar është mbyllur, tekniku francez do të mbetet në kontakt me Pogban.
Gjatë tërë verës Reali ka qenë i interesuar për francezin dhe francezi ka pasur dëshirë për t’u transferuar në “Old Trafford”.
Sipas mediave angleze Pogba pëlqeu një postim që thoshte: Të lutëm Pogba, eja në Madrid.
Reali pritet të bëj ofertën e ardhshme në afatin e janarit.