Dështon transferimi i Bekajt në Gjermani, ja ku do ta vazhdojë karrierën

Futboll

Dështon transferimi i Bekajt në Gjermani, ja ku do ta vazhdojë karrierën

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 07:41
Visar Bekaj

Visar Bekaj mund të mbetet te FC Prishtina. 

Kjo pasi që transferimi i tij te skuadra gjermane Hoffenheim është pranë dështimit .Afati kalimtar i transferimeve në Gjermani ka përfunduar, ndërkohë që ka munguar kërkesa e klubit gjerman në sistemin TMS në drejtim të FC Prishtinës.

Lojtari ka kontratë ende të vlefshme me FC Prishtinën dhe ai nuk mund të transferohet më në asnjë skuadër si futbollist profesionist.

FC Prishtina kishte pranuar transferimin e lojtarit te Hoffenheim pak javë më parë, por që marrëveshja nuk ishte finalizuar asnjëherë.Në këto kushte transferimi i Bekajt është i pamundur. Me shumë mundësi Bekaj do të vazhdojë të qëndrojë te FC Prishtina për të paktën edhe një edicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat