Ashtu siç edhe pritej Faton Xhemaili është zyrtarisht një futbollist i Skënderbeut.
Mbrojtësi i krahut të majtë i cili pak ditë më parë prishi kontratën me Kukësin skuadër tek e cila ishte transferuar vetëm në janar të 2019-ës, me kërkesë të trajnerit Ilir Daja është bërë pjesë e korçarëve.
20-vjeçari i cili ka qenë pjesë edhe e kombëtares Shpresa të Shqipërisë shikohet si një lojtar me prespektivë të madhe nga Skënderbeu i cili mund të shitet për një shifër të konsiderueshme pas disa vitesh. Kjo është arsyeja që lojtari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin bardhekuq.