Dëshiron rikthimin e Ronaldos dhe Mourinhos

Futboll

Dëshiron rikthimin e Ronaldos dhe Mourinhos

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 12:44
Dëshiron rikthimin e Ronaldos dhe Mourinhos

Presidenti i La Liges, Javier Tebas ka pranuar që dëshiron rikthimin e ish-trajnerit të Realit, Jose Mourinho dhe Crisitano Ronaldos.

Për trajnerin portugez, ai tha se është i mirë dhe mund ta forcojë ligën.

“Jose Mourinho është trajner i mirë dhe njeriu i duhur për ta forcuar ligën”, deklaroi ai.

Gjithashtu foli edhe për ish-yllin e Realit, Cristiano Ronaldo.

“Mendova që largimi i tij do të kishte efekt me të madh për ne. Mirëpo, preferoj Ligën e Spanjës me Ronaldon. Premier Liga për disa vite nuk ka ndonjë fitues të Topit të Artë, mirëpo është liga me e mirë në botë. Është punë e mirë në shumë nivele”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat