As Pogba e as Neymar

Futboll

As Pogba e as Neymar

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 15:18
As Pogba e as Neymar

PSG i ka thënë Barcelonës se presin që Real Madridi të bëjë një ofertë për Kylian Mbappe verën e ardhshme. Kështu bën me dije katalanasja “Sport”.

Barcelona dhe Real Madridi zhvilluan bisedime me kampionët parizienë gjatë verës, por dështuan në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Neymar.

Sidoqoftë, gjatë këtyre bisedimeve, klubit katalanas i është bërë e ditur se “Los Blancos” kanë objektiv kryesor Mbappe, ndaj nuk kanë ngulmuar shumë për 27-vjeçarin brazilian.

Trajneri Zinedine Zidane e ka bërë talentin e madh francez përparësinë e tij kryesore në “Santiago Bernabeu”, para shokut të tij të PSG, Neymar, dhe mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

Këtë gjë ia ka parashtruar edhe presidentit Florentino Perez, ndërsa kontaktet janë të vazhdueshme me vetë 20-vjeçarin dhe përfaqësuesit e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat