Milan Skriniar është një pikë e fortë e Inter-it t ë Suning dhe Antonio Conte-s.
Por edhe një futbollist shumë i vlerësuar në Itali dhe në Europë, me Pep Guardiola që duket se e ka një pikë të dobët qendërmbrojtësin sllovak.
Manchester City e ka bërë një tentativë në të kaluarën, duke marrë një përgjigje negative nga zikaltrit dhe futbollisti, i cili ka rinovuar kontratën e tij me klubin.
Pavarësisht nga kjo, nuk përjashtohet mundësia që kampionët e Anglisë të hidhen përsëri në sulm për 24-vjeçarin në merkaton e janarit.
"Qyetarët", në fakt, kanë humbur për shkak dëmtimi Laporte-n dhe do të duhet të ndërhyjnë në merkato nëse duan të kenë një ekip të kompletuar për të mbajtur gjallë ëndrrën Champions.
Në Milano, gjithsesi, janë gati të refuzojnë çdo sulm të mundshëm.