Murati: Shqipërinë nuk e njohim ne, jo ta njohë Deshamp - Bota Sot
Murati: Shqipërinë nuk e njohim ne, jo ta njohë Deshamp

Futboll

Murati: Shqipërinë nuk e njohim ne, jo ta njohë Deshamp

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 12:02
Murati: Shqipërinë nuk e njohim ne, jo ta njohë Deshamp

Ish-mesfushori i Kombëtares, Edvin Murati, është i pranishëm në Francë, pranë Kombëtares, në prag të sfidës së nesërme ndaj kampionëve të botës. Në një prononcim për “RTSH”, Murati u shpreh se shanset e kuqezinjve janë minimale.

Sa shanse kemi nesër?

Për të bërë rrëmujë, bëjmë rrëmujë. Franca kampion bote, është mega favorti. Çunat do luftojnë, ndeshje e bukur, nuk kemi çfarë të humbim. Shanset do të jenë të vogla.

Deshamp na njihte mirë si kundërshtar…

Besoj që Deshamp ka bërë një deklaratë diplomatike. Shqipërinë nuk e njohim ne, jo ta njohë Deshamp. Njeh Rejën se kanë qenë bashkë në Itali. Gjë e mirë që flet pozitivisht për Shqipërinë.

Në Francë, tifozët shqiptarë kanë qenë gjithmonë të flaktë. Janë gjithmonë mbrapa ekipit. Mbështetja e Kombëtarës është gjë e mirë. Franca ka 4 ekipe, më mirë të luajnë Pogba dhe Mbape sepse do ruhen. Djemtë e tjerë do të japim maksimumin që të zënë vendin.

Nuk ka shpresa për një rezultat pozitiv? 

Duhet të kesh gjithmonë shpresa. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ekipi jonë duhet të jetë kompak. Ekipi i Shpresave, luajti shumë mirë dje, në pjesën e parë. Aty është dhe vështirësia që të rijmë kompakt me njëri-tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...