Platini: Do të rikthehem, disa idiotë më pezulluan pas një komploti

Futboll

Platini: Do të rikthehem, disa idiotë më pezulluan pas një komploti

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 07:20
Michel Platini

Michel Platini, ish-presidenti i UEFA-s, në një intervistë për televizionin zviceran RTS, ka deklaruar se së shpejti do të rikthehet në botën e futbollit. “Nuk e di se ku, nuk e di se si, por do të rikthehem”, tha Platini.

“Nuk do të vazhdoj të qëndroj i pezulluar edhe pse bëhet fjalë për një pezullim të dhënë nga disa idiotë”, tha më tej Platini. Ai është pezulluar 4 vjet nga sporti, pas një hetimi që e nxori fajtor për ryshfet.

Platini i akuzua se ka marrë një pagesë me vlerën e 2 milionë frangave zvicerane, parà që i kishte marrë nga ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter. “Isha viktimë i një komploti. Ai u organizua nga njerëz brenda në FIFA dhe në Ministrinë Publike të Konfederacionit. Mes palëve ishte një marrëveshje zotërinjsh për të më përjashtuar. Megjithatë, nuk them se ishte një komplot i shtetit zviceran”, tha Platini.

Duke folur për presidentin aktual të FIFA-s, Gianni Infantino, ai tha: “Më shumë gjasa nuk ka shumë dëshirë që unë të rikthehem më në sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat