Arsene Wenger konfirmon: Në tetor rifilloj punë

Futboll

Arsene Wenger konfirmon: Në tetor rifilloj punë

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 09:05
Arsene Wenger

Ish-trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, nga 1 tetori do të rikthehet sërish në jetën aktive pas më shumë se një viti pushim. Trajneri francez nuk do të ulet në stolin e ndonjë ekipi, por do të punoujë për FIFA-n.

Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, trajneri 69-vjeçar ka pranuar një ofertë që i ka mbërritur nga FIFA. Francezi do të mbulojë detyrën e Drejtorit Teknik të FIFA, ku do të fokusohet kryesisht në botërorin “Katar 2022”.

Wenger ka deklaruar disa herë se në këtë botëror dëshiron të shkojë si trajner, por do t’i shohë ndeshjet e këtij turneu nga tribuna, si zyrtar. Lajmin e detyrës së re do ta konfirmojë vetë trajneri në fund të këtij muaji. Wenger u largua verën e shkuar pas 22 vitesh nga Arsenali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat