Kampionët e Spanjës janë në kontakt të vazhdueshëm me agjentin e yliit argjentinas.
Barcelona po mundohet ta bindë Lionel Messin të nënshkruajë një kontratë të re, sipas Mundo Derpotivo.
Presidenti i Barça, Josep Maria Bartomeu konfirmoi këtë javë se 32-vjeçari mund të largohet nga klubi në fund të sezonit për shkak të një klauzole në kontratën e tij.
Drejtuesit Katalanas janë të vendosur ta mbajnë lojtarin e tyre edhe pas vitit 2021, kur skadon kontrata e tij, dhe shpresojnë ta bindin atë të nënshkruajë një marrëveshje që nuk do të ketë asnjë datë skadimi