Profesori i UP-së dekonstrukton mediat e Shqipërisë që injoruan fitoren e Kosovës ndaj Çekisë - Bota Sot
Profesori i UP-së dekonstrukton mediat e Shqipërisë që injoruan fitoren e Kosovës ndaj Çekisë

Futboll

Profesori i UP-së dekonstrukton mediat e Shqipërisë që injoruan fitoren e Kosovës ndaj Çekisë

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 15:53
Loja

Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka shkruar se injorimi i mediave të Shqipërisë për fitoren e Kosovës në futboll  është i qëllimshëm dhe bëhet prej fanatikëve bolshevikë. Ka thënë se mediat e tillë që nuk e pasqyrojnë suksesin e Kosovës e urrejnë edhe kombin shqiptar.

“Mënyra e raportimit të medieve në Shqipëri për ndeshjen Kosovë-Çeki, meriton analizë më të themeltë. Injorimi nuk është vetëm politikë editoriale. Është qëndrim politik diversionist. Pse? Në Tiranë sundojnë disa mbeturina fanatike bolshevikësh, që e urrejnë kombin shqiptar”, ka shkruar Krasniqi.

Reagimi i profesorit të UP’së ka ardhur pasi as Radio Televizioni Publik Shqiptar (TVSH) nuk e kishte dhënë as lajm fitoren 2 me 1 të Kosovës ndaj Çekisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro2020.

“Emisioni i lajmeve i RTSH. Raporti i pare per ndeshjen France-Shqiperi, me detaje, ndonese per nje humbje te rende. Pastaj raporte tjera blla, blla, per njefare Kajmaku e idiotesi te tjera te perditshme. Asnje fjale per ndeshjen Kosove-Ceki dhe fitoren spektakel te Kosoves. C’ eshte kjo pune e prape, o tv publik, gjasme shqiptar?! Marre”, kishte shkruar Krasniqi.

Sipas tij, themeli i këtij injorimit të Kosovës nuk lidhet vetëm te mediat e Shqipërisë por edhe te një pjesë anarkiste e Prishtinës që punon për dështimin e shtetit.

“Por, ata janë perfidë, i ndërsejnë anarkistët e Kosovës, që të përrallisin për gjoja bashkim kombëtar, e pastaj atë përrallë e shfrytëzojnë për të frikësuar shqiptarët e Shqipërisë nga “gogoli kosovar.” E drejta, as anarkistët e Kosovës nuk e kanë preokupim kombin shqiptar. Edhe kur flasin për bashkim, ata e urrejnë kombin dhe shtetin, bile edhe më keq se sa bolshevikët. Ata dinë të prodhojnë vetëm përçarje dhe terror, që është e kundërta e bashkimit. Kësodore, inferioriteti i anarkistëve të Prishtinës, çon ujë në mullirin e bolshevikëve të Tiranës. Të bërë bashkë në mënyrë okulte, e luftojnë kombin, duan të bëjnë të dështuara të dyja shtetet shqiptare. Dhe e frikësojnë edhe botën me “gogolin shqiptar.” Ndaj, mediet e Tiranës, ato që janë nën kontrollin bolshevik, vetëm sa e maskojnë fytyrën e komplotistëve:, ka shtuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...