Bale: Nuk do humbisja kohën time duke luajtur për Uellsin nëse...

Futboll

Bale: Nuk do humbisja kohën time duke luajtur për Uellsin nëse...

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 16:12
Gareth Bale

ellsi do të luajë këtë të hënë në transfertë ndaj Sllovakisë, një ndeshje tepër përcaktuese për rrugëtimin e dy skuadrave në rrugën drejt kualifikimit për Euro 2020, duke qenë se renditen me nga 6 pikë secila.

Në lidhje me këtë sfidë direkte, kapiteni Gareth Bale u tregua i qartë në lidhje me objektivat e tyre, edhe pse Hungaria dhe Kroacia janë më lart tyre me 9 pikë secila.

A keni besim për kualifikimin?

“Nuk do të isha këtu, nuk do të humbisja kohën duke luajtur për Uellsin, nëse nuk besojmë të kualifikohemi në turne të mëdha. Gjithsesi mua më pëlqen të luaj për vendin tim dhe të provojmë të kualifikohemi në këto turne, ashtu siç bëjmë gjithmonë. Eksperienca e vitit 2016 ishte e bukur dhe tani kemi besim të plotë se mund të kualifikohemi”, tha sulmuesi madrilen.

Bale shtoi se janë aty për të shijuar futbollin, ashtu si edhe fansat dhe do shkojnë në këtë transfertë më të karikuar për të fituar, duke qenë se është një ndeshje direkte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat