Ish-selektori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, ka folur për fitoren dhe paraqitjen mbreslënëse kundër Çekisë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” dje mundën Republikën e Çekisë me rezultat të ngushtë 2:1.
Ndeshjen në fjalë e ka komentuar edhe ish-trajneri i Kosovës Albert Bunjaki i cili është shprehur tejet i emocionuar.
“Jam tejet i emocionuar, derisa në përfundim të ndeshjes nuk kam mundur ta them asnjë fjalë”, tha Bunjaki në “Arena Sportive”.
“Kur jam kyçur në Përfaqësuese në vitin 2009, jam shprehur tejet i nderuar dhe kam pasur përgjegjësi të madhe”, vlerësoi Bunjaki.
“Jam shumë krenar”, përfundoi ai.