Alcacer vijon rekordin e tij të golave, shifrat thonë: Barça gaboi rëndë! - Bota Sot
Alcacer vijon rekordin e tij të golave, shifrat thonë: Barça gaboi rëndë!

Futboll

Alcacer vijon rekordin e tij të golave, shifrat thonë: Barça gaboi rëndë!

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 16:50
Paco Alcacer

Paco Alcacer po jeton momentin e tij më të mirë në karrierë, duke vijuar ecurinë fantastike të nisur një sezon më parë me Borussia Dortmund.

Në 7 ndeshje që ka luajtur këtë sezon ka shënuar plot 9 gola. Nuk janë gola të shënuar në pak ndeshje, por janë gola të shënuar radhazi, në të gjitha ndeshjet ku ai ka qenë në fushë sulmuesi ka shënuar.

E nisi në finalen e Supërkupës së Gjermanisë, ku shënoi ndaj Bayern Munich, më pas në DFB Pokal, për ta vijuar radhazi në kampionatin gjerman. Së fundi kompletoi një dopjetë me Spanjën, në 31 minutat që e hodhën në fushë si zëvendësues.

Ecuri e shkëlqyer e 26-vjeçarit, që Barcelona e shiti për 21 milionë euro, ndërsa 2 milionë të tjera i përfitoi nga huazimi i tij. Spanjolli shkëlqeu në huazimin e tij në Gjermani, duke shënuar 18 gola dhe Dortmund e bleu kartonin e tij pa përfunduar sezoni.

Ndërkohë që këtë vit duket se nuk do të ndalet në ndeshje pas ndeshje. Ndërkohë tek Barcelona ende ka dilema nëse vepruan mirë apo gabuan në shitjen e lojtarit të tyre, që e blenë për 30 milionë euro, por nuk besuan tek ai.

Plot 25 gola ka shënuar Alcacer në 37 ndeshje me Dortmund, ndërsa tek Spanja ka realizur 12 gola në 17 ndeshje, shifra impresionuese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...