Më sulmo mua, jo Kombëtaren - Bota Sot
Më sulmo mua, jo Kombëtaren

Futboll

Më sulmo mua, jo Kombëtaren

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 14:41
Më sulmo mua, jo Kombëtaren

Mërgim Mavraj tregohet i kujdesshëm në përgjigjen e dytë që i jep Rudi Vatës. Këtë herë ai preferon të bëjë mburojën për skuadrën, duke pranuar momentin e vështirë të kuqezinjve dhe duke u bërë apel të gjithëve, përfshi edhe Rudi Vatën sigurisht, që të mbështesin Kombëtaren.

Natyrisht, nëse shikon fjalët e përzgjedhura nga kapiteni i Shqipërisë për ish-kapitenin e kuqezinjve, dallohet qartë edhe shigjetimi për shkodranin, por më i moderuar.

“Kombëtarja është në një moment të vështirë. Nuk dua t’i përziej hallet e Kombëtares me hallet e mia personale”, thotë Mavraj për “Panorama Sport”. Deri këtu gjithçka në rregull. Duket si një tërheqje me stil e qendërmbrojtësit, duke qenë se sot përfaqësuesja luan një ndeshje delikate me Islandën. Po më tej?

Mavraj ka edhe një mesazh tjetër për Rudi Vatën, i sofistikuar, por i qartë. “Nëse më gjuan mua, por jo shokëve të mi, atëherë unë jam mirë”. Kjo është përgjigje nga ato të stilit “Murinjo”, kur kërkonte të jepte mesazhe të koduara për publikun, por ndërkohë ishte i gatshëm të mbante për vete peshën më të rëndë të kritikave. Po cili është mesazhi i Mavrajt në fjalinë e dytë?

Me shumë gjasë, ai po i thotë Vatës se po na sulmon në një moment kritik. Po na sulmon të gjithëve në një formë, por meqenëse e ke kapur me mua, atëherë jam gati të duroj. Të paktën deri sa të kalojë edhe kjo ndeshje...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...