Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje nga Anglia me rezultat 5:3, në një ndeshje të çmendur, të zhvilluar në Southampton. Kjo humbje e zbret ekipin Verdhekaltër në pozitën e tretë, pasi Republika Çeke fitoi në Mal të Zi, 3:0
Pas ndeshjeve të sontme të kualifikimeve të Euro 2020, në Grupin A kishte ndryshime në tabelë.
Humbja nga Anglia me rezultat 5:3 e zbret Kosovën në pozitën e tretë në tabelë me 8 pikë, ndërsa Anglia ngritet në kuotën e 12 pikëve pas fitores ndaj “Dardanëve”.
E Republika Çeke tash gjendet në pozitën e dytë pas fitores ndaj Malit të Zi në udhëtim, 3:0.