Gjasula: Dhamë përgjigjen e duhur, ja pse kaq vonë në Kombëtare - Bota Sot
Gjasula: Dhamë përgjigjen e duhur, ja pse kaq vonë në Kombëtare

Futboll

Gjasula: Dhamë përgjigjen e duhur, ja pse kaq vonë në Kombëtare

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 09:14
Klaus Gjasula

Erdhi në kombëtare për herë të parë në moshën 29-vjeçare, për të çuar para punën e lënë pas vetëm dy ndeshjesh nga i vëllai i tij, ndërsa Klaus Gjasula u shndërrua menjëherë në titullar dhe nga më të mirët në fushë.

Grumbullimi i parë me Shqipërinë, ku provove gjithçka, nga ferri në Francë, te parajsa sot… Si u ndjeve?

U ndjeva shumë mirë, pasi fituam në shtëpi, duke shënuar 4 gola dhe duke luajtur mjaft mirë. Pas humbjes në Francë morëm shumë kritika dhe ishte e rëndësishme që të jepnim një përgjigje të tillë sot.

Si ishte kombëtarja e parë nga brenda?

Shumë mirë, pasi djemtë më pritën të gjithë mirë dhe u treguan të hapur për të më ndihmuar më gjithçka. E kam njohur Kombëtaren nëpërmjet vëllait, që ka luajtur vetëm dy ndeshje, ndërsa tani po e përjetoj vetë të luaj me këtë fanellë dhe shpresoj të jap më të mirën sa herë të më kërkohet.

Pse në moshën 29-vjeçare në Kombëtare dhe jo më shpejt?

Unë i kam ngjitur shkallët një nga një dhe dy vitet e fundit më ka ecur shumë mirë, teksa po luaj edhe në Bundesligë. Më mirë vonë se kurrë, shpresoj që tani të jap sa më shumë kontribute.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...