Peruja shtang Brazilin

Futboll

Peruja shtang Brazilin

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 11:17
Peruja shtang Brazilin

Në Los Angeles, Peruja shtang Brazilin. Një gol i Abram në minutën e 85-të i dha fitoren skuadrës së trajnerit argjentinas Gareca në miqësoren e luksit ndaj Seleçaos në Amerikë.

Kjo ishte një hakmarrje e vogël e Perusë për humbjen në finalen e Copa America 2019. Peruanët u mbrojtën mirë në këtë sfidë dhe ndëshkuan skuadrën e Tites pak minuta para fundit.

Në minutën e 63-të u fut në fushë edhe Neymar në vend të Firminos por sulmuesi i PSG nuk arriti të linte shenjë.

Në miqësoret e tjera Uruguai pa dyshen Suarez-Cavani barazoi 1:1 në transfertë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hondurasi surprizoi Kilin duke e mposhtur 2:1.

Kolumbia nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Venezuelës ndërkohë që Ekuadori mposhti 3:0 Bolivinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat