Premier League është një kampionat “i çmendur " - Bota Sot
Premier League është një kampionat “i çmendur "

Futboll

Premier League është një kampionat “i çmendur "

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 16:12
Premier League është një kampionat “i çmendur

Premier League është një kampionat “i çmendur dhe i shkëlqyer” dhe po kalon “moshën e artë”, falë “ustallarëve” absolutë si Pep Gurdiola, Jurgen Klopp dhe Mauricio Pochettino.

Këta, në fakt, janë trajnerët e preferuar të Arrigo Sacchit, i cili dha një intervistë të gjatë për “Daily Mail”, me rastin publikimit të autobiografisë së tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas trajnerit të njohur italian, Guardiola dhe Klopp po bëjnë në Angli atë që Milani i tij e bëri në Itali thuajse 30 vite më parë.

“Milani im solli risi në futboll, ndërsa skuadrat e Guardiolës dhe Kloppit vazhdojnë ta bëjnë sot, sepse mendojnë si unë. Kemi për detyrë t’i dëfrejmë spektatorët, t’i emocionojmë. E admiroj lojën e tyre, futbolli duhet të jetë dominim dhe bukuri, muzikë dhe kulturë.”

Sacchi tregon më tej se e ndjek me kërshëri futbollin anglez, por sipas tij kalendari është shumë i ngjeshur për shkak të pjesëmarrjes në shumë kompeticione. Ndoshta kjo është arsyeja pse përfaqësuesja e “Tre Luanëve” nuk po arrin rezultatet të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...