Ceballos ngrit në qiell Liverpoolin: Nuk kam parë kurrë një skuadër të luaj më mirë

Futboll

Ceballos ngrit në qiell Liverpoolin: Nuk kam parë kurrë një skuadër të luaj më mirë

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 23:53
Dani Ceballos

Ylli i Arsenal nuk ka kursyer lëvdatat për skuadrën e Liverpool.

Dani Ceballos ka filluar të adaptohet me futbollin e Premierligës, por njëkohësisht lojtari ka fituar edhe përshtypjet e para për skuadrat angleze.

Mesfushori spanjoll është mahnitur nga mënyra e lojës së Liverpool, duke thënë se ai nuk ka parë ndonjëherë ndonjë skuadër të luaj më mirë se ‘Reds’.

“Unë kurrë nuk kam parë ndonjë gjë si ajo që pash në ‘Anfield’” ka thënë Ceballos për ‘Guardian’.

“Unë nuk ka parë ndonjë skuadër që luan më mirë, që bën presing si ta, dhe mënyra se si tifozët i përkrahin ata” ka shtuar tutje spanjolli.

Arsenal është mposhtur nga Liverpool në duelin e parë të tyre në edicionin e ri të Premierligës, pikërisht në ‘Anfield’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat