O jetë o jetë, çfarë goli ka shënuar Neymar për fitoren e Parisit

Futboll

O jetë o jetë, çfarë goli ka shënuar Neymar për fitoren e Parisit

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:38
Pamje nga ndeshja

Neymari, që u prit nga disa tifozë me shumë fishkëllima e nga disa me duartrokitje, arriti t’ia sigurojë Paris Saint-Germainit fitoren, në ndeshjen e tij të parë me klubin francez në këtë sezon të ri.

Paris Saint-Germaini arriti të sigurojë fitore me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Strasbourgut, që u zhvillua sonte në stadiumin “Parc des Princes”, në kuadër të xhiros së katërt në sezonit të ri të Ligue 1.

Pas një vere plot spekulime për të ardhmen e tij – të cilat shpeshherë i nxiti vetë Neymari dhe stafi i tij – braziliani u kthye në skuadrën e PSG-së për herë të parë sot, pasi që në katër ndeshjet paraprake kishte mbetur jashtë skuadrës, shkaku i dëshirës për t’u larguar.

Video Player

00:00

00:16

Tifozët e Paris Saint-Germainit kishin pritur më shumë nga lojtari që e kishin transferuar për 222 milionë euro para dy vjetëve, mirëpo pritja për Neymarin në Parc Des Princes nuk ishte e tillë. Përderisa disa tifozë e duartrokitën atë për goditjet e tij, në stadium mbizotëronin fishkëllimat drejt tij.

Shumë lojtarë dhe trajneri i PSG-së kanë thënë gjatë ditëve të fundit se Neymari do të ketë mundësi ta rifitojë dashurinë e tifozëve nëse arrin të performojë në fushë, dhe braziliani e bëri pikërisht këtë, duke shënuar pak momente para fundit të ndeshjes.

Kjo fitore bën që PSG-ja ta mbajë pozitën e parë në tabelën e Ligue 1 – me 12 pikë të fituara nga pesë ndeshjet e para.

Neymari do të tentojë ty hyjë në zemër sërish tifozëve të PSG-së edhe të mërkurën, kur, sërish në shtëpi, PSG-ja do të përballet me Real Madridin, në kuadër të Grupit A të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat