Hazard flet për debutimin tek Real Madrid: Fillimi i një gjëje të bukur

Futboll

Hazard flet për debutimin tek Real Madrid: Fillimi i një gjëje të bukur

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 21:24
Eden Hazard

Eden Hazard ka thënë fjalët e para pas debutimit tek Real Madrid.

Më shumë se tre muaj pas kompletimit të transferimit nga Chelsea, Hazard ka regjistruar debutimin e tij në La Liga.

Belgu vuajti nga një dëmtim që e mbajti jashtë fushave të blerta, që nga faza parasezonale.

Mirëpo, 28 vjeçari u inkuadrua në 30 minutat e fundit gjatë fitores 3:2 të Real kundër Levante.

“Jam shumë i lumtur që kisha mundësi të futem në lojë. Kur je jashtë fushave për një kohë, është e rëndësishme të gjesh ritmin” ka thënë Hazard.

“Shpresoj se sot është starti i diçkaje të bukur për mua tek ky klub. Dua ta shijoj futbollin me shokët e skuadrës dhe Real Madridin” ka thënë ndër të tjerash belgu.

Real Madridit iu cenua fitorja nga Levante, pasi fillimisht shkuan në 3:0, por mysafirët reaguan me dy gola për të mbajtur presionin në maksimum në minutat e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat