Trajneri i Arsenalit e mbron Xhakën, përkundër “gabimeve” - Bota Sot
Trajneri i Arsenalit e mbron Xhakën, përkundër “gabimeve”

Futboll

Trajneri i Arsenalit e mbron Xhakën, përkundër “gabimeve”

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 00:02
Granit Xhaka

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e shfaqi mbështetjen e tij për Granit Xhakën, pasi mesfushori e shkaktoi një penallti të panevojshme në përballjen mes Arsenalit dhe Tottenhamit më herët në shtator.

Skuadra e Unai Emeryt kishte qenë duke humbur qysh pas dhjetë minutash lojë, falë një goli të Christian Eriksenit. Tottenhami e dyfishoi epërsinë 30 minuta më vonë, kur Granit Xhaka e faulloi Heung-min Son në zonën e 16-metërshit.

Harry Kane e konvertoi penalltinë para se Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang ta kthente Arsenalin në lojë. Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2, mirëpo një paraqitje më e mirë nga Xhaka do të ndikonte që ndeshja të ishte më pozitive për  Arsenalin.

Megjithatë, Emery beson se mesfushori me pasaportë zvicerane e pati një ndeshje të mirë, përkundër atij incidenti, dhe ai e mbështeti lojtarin e tij për t’u përmirësuar në Arsenal dhe t’i zvogëlojë gabimet e tilla.

“Ne po flisnim këtë mëngjes. Bëje një gabim, kuptoje gabimin, mëso nga ai, përmirësoje dhe përsërite me sukses. Ne mund të flasim për gabimet e çdo lojtari në çdo seancë stërvitore dhe çdo ndeshje”, ka thënë Emery.

“Por, ne më të vërtetë s’mund të kemi më shuam gabime të tilla sepse ata shënojnë gol kundër nesh ose ne mund të mos shënojmë pastaj. Por, unë jam përqendruar në gjërat e mira. Xhaka e ka një karakter të madh dhe ai është shumë i rëndësishëm për ne”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...