‘Express’ nga Anglia: Man Utd seriozisht pas Vedat Muriqit - Bota Sot
‘Express’ nga Anglia: Man Utd seriozisht pas Vedat Muriqit

Futboll

‘Express’ nga Anglia: Man Utd seriozisht pas Vedat Muriqit

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 09:21
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka fituar vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në sezonin e kaluar dhe fillimit të këtij edicioni, edhe skuadrat më të mëdha në Evropë janë vënë pas Muriqit.

Muriqi po kalon formë të lartë me Fenerbahce, por edhe me kombëtaren e Kosovës. Lojtari u paraqit për 90 minuta në ndeshjen kundër Anglisë, ku arriti të shënonte një gol, dhe duket se aty ka tërhequr edhe vëmendjen e Man United.

‘Express’ nga Anglia shkruan se Solskjaer ka nisur skautët e skuadrës për të parë nga afër lojtarin nga Kosova.

Sipas të njëjtave burime, Man United synon të përforcojë fazën ofensive qysh në afatin kalimtar të janarit, dhe Muriqi prinë në listën e dëshirave.

Muriqi ka kaluar tek Fenerbahce vetëm gjatë kësaj vere, për 3.1 milionë euro dhe vështirë se do të largohet kaq shpejtë nga gjiganti turk, edhe pse Man United është një nga emrat më të mëdhenj në futbollin evropian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...